“Babai më braktisi”/ Konkurentja e Përputhen: Edhe sikur të vdesë para meje nuk do ta falja!

Kamila, konkurentja e “Përputhen” ka rrëfyer se babai i saj e ka braktisur që në moshë të vogël.

Ajo e përlotur ka thënë se, nuk e njeh babain e saj, se e ka parë vetëm në foto, por kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk e di se ku ndodhet.

Ndër të tjera Kamila u shpreh se nuk do ta falte kurrë edhe sikur të vdiste para saj.  

“ Nuk dua t’ia di, edhe sikur të dojë të më telefonjë nuk dua t’ia di. E di që mami është lënduar dhe është përpjekur të na rrisë duke na plotësuar të gjitha gjërat. E njoh prej fotove nuk është se e kam parë ndonjëherë. Nuk do e pranoja dot, as të më kërkonte falje.

Edhe sikur të vdesë para meje nuk do ta falja kurrë. Do doja të kisha një baba shembullor si shoqet e mia”, tha Kamila.

Related posts

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)