Babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Mjeku Xhaxho më tha kape prej veshi që t’i dalë anestezia

Babai i tre vjeçarit, Brian Spahiu, Bledar Spahiu ka dhënë më tepër detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku vogëlushi i tij humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti.

Për emisionin me “Zemër të Hapur”, Bledar Spahiu ka thënë se nëna e vogëlushit ndodhet në gjendje të rëndë pas humbjes së të voglit, ndërkohë ka zbuluar se vetëm dy muaj më parë janë bërë prindër sërish. Babai ka hedhur poshtë deklaratat e bëra më herët nga mjeku, Rolando Xhaxho, i cili tha se pas ndërhyrjes ja dorëzoi familjarëve Brianin zgjuar. Sipas të atit kjo nuk është e vërtetë pasi 3-vjeçari u është dorëzuar atyre i pavetëdijshëm dhe se mjeku Xhaxhi u tha që ta kapnin “prej veshi” në mënyrëë që t’ i dilte anestezia.

“Unë kërkoj të drejtën që ai doktor të mos egzistojë më. Mjek nuk mund ta quaj më, as atë as stafin. Duke marrë edhe miratimin e shumë nejrëzve të tjerë i cili mbahet edhe si mjeku më i mirë vendosa ta çoja në këtë klinikë. U ankua nga dhëmballat kishte për mbushje dhe pastrime. Ka gabuar që ka thënë që kemi bërë konsultë. Kam shkuar me të gjitha të dhënat dhe i kam thënë për problemin në kohën që djali për herë të parë ka shkelur në datën 28, në ditën që ka ndodhur operacioni.

Më tha që nuk ka asnjë problem kur e vendosa në dijeni për operacionin e mëparshëm të djalit. Në datën 28 e çova për pastrim dhëmballe dhe mund të bënte 1 ose dy rregullime të dhëmballës. Në kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjen e kam pyetur disa herë, po na thoshte po i bëjmë pjesë pjesë për pastrimin e gurzave. I kam thënë ti bëjmë një dhemb sot një dhemb nesër, më ka thënë jo do e rregullojmë sot.

Nuk ka patur infeksion në gojë nuk ishte kuruar më parë. Analizat janë në sistem ne i bënim çdo 6 muaj për efekt të Brianit. Para se të shkonim aty ai, Roland Xhaxho, i ka bërë analizat vetë në datën 28 dhe tha analizat janë në rregull dhe ne do vazhdojmë procedurat.  Më ka thënë maskimum ndërhyrja 2 orë, ndërsa anestezia ti dalë gjysëm ore deri në 1 ore. Fillimisht më tha jo për anestezi totale. Kur ma dha djalin më tha kape te veshët se do i dalë anestezia avash avash”, tha babai ndër të tjera.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024