Babai i 10-vjeçarit rrëfehet i përlotur se si ambulanca i aksidentoi djalin para syve ne Kakavijë: Si e goditi dhe e hodhi 30 metra, më pas…

Babai i 10-vjeçarit, i cili në datën 15 gusht u aksidentua për vdekje nga ambulanca në Kakavijë mes lotësh ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Me lot në sy dhe tepër i ngarkuar emocionalisht, Nik Ndoi thotë se ambulanca e ka hedhur djalin e tij 30 metra, më pas e ka shtypur me të dyja rrotat.

Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, babai tregon momentet e vështira, kur në spital djali e tij ishte i vdekur, ndërkohe që edhe bashkëshortja ishte me oksigjen në gjendje të shokuar.

Thotë se djali i tij u dërgua me një tjetër ambulancë në spital, ndërsa askush nuk e ka marrë në telefon nga shteti për ta ngushëlluar.

PJESË NGA BISEDA

Çfarë mbani mend nga momenti tragjik

Babai i 10-vjeçarit: Mbaj mend që çuni ishte përbri makinës dhe vinte një ambulance me shpejtësi të madhe. Kur e kam parë ambulancën ishte shumë larg, ishte aq me shpejtësi saqë nuk arrita ti thërrisja dot çunit që mos lëvizte. Pasi e goditi dhe e hodhi 30 metra, e shtypi me të dyja rrotat e krahut të majtë.

Çuni kishte dalë nga makina dhe po rrinte. Ai ka qenë në vijën ndarëse të rrugës.  Çdo gjë e kemi parë me sytë tanë.

Çfarë ndodhi me ambulancën sepse po transportonte një të sëmurë?

Babai i 10-vjeçarit: Unë nuk e vërtetoj këtë. Thoshin që ambulanca merret njerëz dhe i çonte në doganë. Ka edhe video që policia ia merrte makinën dhe ja çonte në doganë. Unë nuk i kam parë me sytë e mi nëse kishte apo nuk kishte njeri brenda në ambulancë.

E takove shoferin?

Babai i 10-vjeçarit: Ai ka zbritur, unë nuk e kam parasysh shoferin, por nuk e di ishte ai që çoi çunin tek spitali, apo ishte dikush tjetër.

Si ishte djali pas goditjes?

Babai i 10-vjeçarit: Ishte i mbaruar, shpresat ishin të pakta për të jetuar.

Shoferi i ambulancës, apo persona të tjerë ju kanë kontaktuar për të shprehur ngushëllime?

Babai i 10-vjeçarit: Asnjë, asnjeri, as nga shteti dhe askush nuk më ka marrë në telefon.

Çfarë ndodhi më pas?

Babai i 10-vjeçarit: Vajtën në spital, na thanë që çuni nuk ishte në jetë. Unë po merrja çunin tjetër. Më ka çuar policia në spital. Në ambulancë që e kanë çuar çunin, nuk kishte as oksigjen.

Çfarë thotë bashkëshortja juaj, kur ka ardhur vdekja?

Babai i 10-vjeçarit:Nuk ka qenë në gjendje për ta kuptuar, sepse ka qenë e shokuar. Kur shkova në spital e pyeta infermieren, a shpëtoi çunin, po më tha.

Nuk dija si t’ia thoja çunit tjetër, ndërkohë nga ana tjetër nusja ishte e shokuar në oksigjen. Ishte një moment tepër i vështirë, i papërballueshëm.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024