Babai e kishte ndërtuar për t’u mbrojtur nga dëbora/ Shtëpia prej akulli shembet dhe zë brenda 7 vjeçarin

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi një shtëpizë akulli që kishte ndërtuar i ati u shemb mbi të në Zvicër.

Edhe babai i shtatë-vjeçarit u zu bashkë me të nga shembja e dëborës. Ai u përpoq të shpëtonte të birin me ndihmën e kalimtarëve në qytezën Tarasp, por arritën të gjenin trupin e fëmijës vetëm pas 15 minuta gërrmimi me duar në dëborë.

Fëmija u dërgua me helikopter në spital, por nuk arriti të zgjohej më dhe vdiq nga plagët.

Të dy babë e bir kishin shpenzuar disa ditë duke ndërtuar shtëpizën e modelit eskimez rreth 4 metra të gjerë, raportonin mediat vendase.

Autoritetet thanë se po hetojnë mbi aksidentin, ndërsa të afërmit e viktimës po merrnin mbështetje psikologjike.

Policia e Graubünden shpjegoi se fëmija kishte qëndruar tepër gjatë nën presionin e dëborës dhe vdiq në spital.

Roman Rüegg, zëdhënësi i policisë së Graubünden deklaroi: “Kemi nisur hetimet prej të martës, së bashku me prokurorinë.”

Zvicra është goditur nga reshje të rënda dëbore ditët e fundit, ndërsa zona e Graubünden u mbulua nga të paktën dhjetë centimetra në fundjavë.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)