Babai dhe dy vëllezërit e tij mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës

Azgan Mernica i mori jetën ditën e djeshme efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, pas një konflikti të çastit.

Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa pak nga pak po zbardhen detaje nga jeta e tij, që duket se nuk ka qenë aspak e lehtë.  Mernica vjen nga një familje që krimin e ka pasur shumë pranë. Babai i 23-vjeçarit ka kaluar 20 vite të jetës së tij në burg, pasi akuzohet se ka vrarë kunatin e tij. Nga ana tjetër, edhe dy vëllezërit e të riut janë mbrapa hekurave. I pari, Kiri Mernica, është dënuar për vrasjen me thikë të Florian Selimit në gusht të vitit 2019 në Fier, pas një konflikti mes tyre. Vëllai tjetër, ndodhet në burg në Gjermani, pa detaje se për çfarë është dënuar.

Duket se rritja në një familje të vështirë ka ndikuar shumë tek Azgani, i cili edhe pse vetëm 23 vjeç, nuk pati frikë të shkrepte armën ndaj një efektivi policie, pas një konflikti banal.

Prej mesditës së djeshme kur ndodhi ngjarja, Azgan Mernica ndodhet në arrati dhe policia ka ofruar dhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh kundrejt çdo informacioni që mund të ndihmojë në kapjen e tij.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025