Baba Vanga bën parashikimet për 2022: Një tjetër pandemi do të “shpërthejë”, tërmete, cunami dhe…

Baba Vanga ose “Nostradamusi i Ballkanit” ka parashikuar 6 profeci tronditëse për vitin 2022. Parashikimet e saj kanë rezultuar 85% të sakta dhe përfshijnë ngjarjen e Çernobilit, vdekjen e Princeshë Dianës dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

2021 nuk ishte aspak një vit i paqtë dhe sipas vizioneve të Baba Vangës, 2022 do të jetë plot ngjarje të errëta. Gjatë 2022, realiteti virtual do të pushtojë botën pasi njerëzit do të shpenzojnë edhe më shumë kohë në ekranet para tyre.

Një tjetër pandemi, kësaj here nga Siberia do të shkaktohet nga një virus i ngrirë që do të “çlirohet” nga ngrohja globale. Shumë qytete do të goditen nga kufizimi i ujit dhe kjo do të sjellë pasoja politike, ndërsa vendet do të përpiqen të gjejnë alternativa.

Parashikimet vazhdojnë me një pushtim alien, ku këta të fundit do të dërgojnë një asteroid në Tokë për të kërkuar jetë në planet dhe nuk do të sjellë rezultate pozitive. India do të preket nga uria dhe temperaturat do të arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Tërmetet e cunamit do të vazhdojnë ende, si dhe përmbytje të mëdha në Australi e pjesë të Azisë.

Vizionet e mëvonshme parashikojnë ndryshimin e orbitës së Tokës në vitin 2023, mbërritjen e astronautëve në Venus në 2028 dhe myslimanët që do të drejtojnë Europën në 2043.

Në 2046 njerëzit do të mundin të jetojnë më shumë se 100 vite në sajë të teknologjisë së transplantit të organeve, kurse në 2100 nata do të zhduket pasi drita e një Dielli artificial do të ndriçojë anën tjetër të planetit. Baba Vanga ka parashikuar se fundi i Universit do të jetë në vitin 5079.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!