Baba për herë të parë/ Ish-banori i Big Brother zbulon surprizën e ditëlindjes

Ju, me siguri, e mbani mend ish-banorin e Big Brother, Elsamed Senaj, i cili njihet edhe me emrin e artit Eli G. Prej kohësh, Elsamedi është në një lidhje me partneren e tij Klaudja. Vetëm pak orë më parë, çifti i të rinjve kanë ndarë me të gjithë lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në një surprizë të bukur, me njerëz të afërt e miq të ngushtë, në një ditë speciale për Elsamedin, ai dhe Klaudja kanë hapur kutitë dhe kanë zbuluar që fëmija që do të vijë së shpejti në jetë është vajzë. I lumtur për dhuratën më të bukur të ditëlindjes, Elsamedi shpreh mirënjohjen edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirësit që i janë bashkuar gëzimit të tij.

Bashkë me videon shoqëruese duke zbuluar surprizën, Elsamedi ka shkruar edhe një mesazh për të gjithë fansat që e ndjekin.

“Është vajzë. Lajmi më i bukur që mund të merrja për ditëlindje që do bëhesha baba i një engjëlli të vogël. Faleminderit Zot për gjithçka…”

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!