Avokati zbulon prapaskenat e intinerarit të motrës së Haklajve: Shtëpia ku qëndroi u ruajt nga policia, u maskua që të…

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë dje në Prokurorinë e Posaçme, Aishe Haklaj. Në një intervistë televizive, avokati tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, madje ajo u maskua për të mos u njohur, por sërish nuk ia doli që të kalonte pa u pikasur.

“U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur. Unë e mora në makinën time, por SPAK kishte marrë masat derisa të largohej. Ishte një organizim i përkryer. Edhe shtëpinë ku ka ndjenjur mbrëmë e kanë ruajtur. Sot është larguar,”- tha Beqiri.


Dje ajo erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….