Avioni rus hyn në hapësirën e NATO-s, i afrohet “frikshëm” bombarduesit amerikan

Një avion luftarak rus shkeli hapësirën ajrore daneze në 28 gusht. Pentagoni ka publikuar dje pamjet ku shihet se si një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë ruse i afrohet deri në 15 metra një bombarduese amerikan B-52.

Incidenti ndodhi ndërkohë që mjeti amerikan ndodhej në qiellin danez, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagën.

Ky incident demonstron mosrespektimin e Rusisë ndaj normave ndërkombëtare dhe për hapësirën ajrore sovrane të një kombi Aleat,” tha gjenerali i USAF Jeffrey L. Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Komanda Ajrore Aleate e NATO-s.

“Ne mbetemi vigjilent, të gatshëm dhe të përgatitur për të siguruar hapësirën ajrore të NATO-s 24/7“, shtoi ai.Nga ana tjetër, Moska e mohon, duke u shprehur se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar pa thyer asnjë rregull.

Related posts

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)

Michelle Obama po ndjek seanca terapie dhe zbulon arsyen pse: “Jam në një pikë ku…”