Aventurë e re për Ermir Rezin, ish-sulmuesi i Kastriotit dhe Erzenit firmos me klubin italian (PREZANTIMI)

Aventurë e re për Ermir Rezin. Ish-sulmuesi i Tërbunit është transferuar në Itali te skuadra e Arenzano FC e cila militon në Promozione Liguria/A. Pavarësisht nivelit, klubi italian e ka prezantuar me shumë bujë sulmuesin. Në faqen zyrtare presidenti Alberto Garetto, zv.presidenti Adamo Casali, drejtori i përgjithshëm Luca Marzano, drejtori sportiv Davide Alvino i ka uruar Rezit një sezon plot emocione dhe kënaqësi.

Në të shkuarën, Ermir Rezi ka qenë pjesë në Kategorinë Superiore me skuadra si Kastrioti e Kamza, ndërsa shpërthimi i tij erdhi me Erzenin në sezonin 2015-2016 ku 29-vjeçari shënoi 22 gola në 25 ndeshje.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)