Aventura te Brentford ishte një zhgënjim, Thomas Strakosha nis bisedimet me klubin e njohur

Thomas Strakosha po bëhet gati të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës. Portieri i Kombëtares shqiptare ka kaluar dy vite praktikisht jashtë fushave të lojës që kur vendosi t’i jepte lamtumirën Lacios, për t’iu bashkuar Brentford në Angli.

Një zgjedhje që rezultoi plotësisht e gabuar dhe që tashmë bën që portieri të mendojë për një tjetër destinacion, ku të mund të aktivizohet më rregullisht. Dhe duket se ai ka nisur bisedimet me klube të tjera. “Gazzetta.gr” raporton se portieri është në negociata me AEK të Athinës për të kaluar në Superligën greke.

Klubi i njohur grek kërkon një portier cilësor për edicionin e ri ku synon që të luftojë për titullin kampion dhe Strakosha është një prej alternativave. Portieri duket se është i hapur për këtë mundësi ndaj kanë filluar negociatat mes palëve.

Për Strakoshën ky do të ishte një rikthim në Greqi pas 12 vitesh. Në vitin 2012 ai u largua nga akademia e Panioniosit për t’iu bashkuar asaj të Lacios, duke nisur etapën e gjatë dhe mjaft të suksesshme me klubin italian.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)