Autorizimi i kërkesës së SPAK/ Alibeaj dërgon në Kuvend raportin: Të lejohet arrestimi i Berishës

Janë depozituar në Kuvend dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë me 6 vota pro votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj, që ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Në raportin e opozitës, renditen faktet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Berishën, i cili nga hetimet rezulton se “ka kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij”.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, teksa SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”. Kërkesa e SPAK dhe tashmë edhe e Këshillit të Mandateve, pritet të votohet ditën e nesërme në seancën parlamentare.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…