Autoriteti i Dosjeve zbardh për herë të parë prapaskenat e dosjes së Metës si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit/ Kush ishte personazhi misterioz që zbuloi gjurmët e fshehta të ish-presidentit

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, e ftuar në emisionin “Opinion” , ka rrëfyer përballë gazetarit Blendi Fevziut se si ka ardhur informacioni për përfshirjen e Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ajo ka deklaruar dje se informacioni që ka “Ka qenë një e-mail informal dhe e-maili përmes shumë informacioneve është nisur në disa adresa të huaja. Nuk ka dalë nga ne. Ky e-mail na tregonte vendndodhjen, ku mund të gjendet dokumenti. Autoriteti ka disa mjete identifikimi dhe protokolli, futja brenda në dosje jo gjithmonë mund të përfshihet, ky email është informal, jo anonim. Autoriteti u mblodh dhe pastaj nuk e legjitimoi këtë kërkesë. Vendosëm të mos i përgjigjemi sepse nuk i plotësonte kriteret. E-maili kishte disa gjëra dhe këtij e-maili i thamë që janë 3 rrugë ku mund të marrësh informacione”, deklaroi ajo.

Meta u mbrojt nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”

Megjithatë, zonja Genta Sula tregon se pavarësisht kësaj, ky ishte një informacion i rëndësishëm dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve shkuan për ta verifikuar nëse ishte i saktë apo jo dhe konstatuan ekzistencën e një dokumenti si dhe konstatimin e faktit që personi ishte i mbrojtur nga komisioni i mëparshëm, qoftë Mezini apo Bezhani. “Lokacioni këtu ishte i rëndësishëm dhe Autoriteti këtu ka të gjithë rolin e tij. 2 nga anëtarët shkuam për ta verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetash ka fuqi të plota në të gjitha arkivat e rrjetit, ka dhe certifikata sigurie të nivelit më të lartë, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstatua ekzistenca e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur nga komisioni i mëparshëm, qoftë Mezani apo Bezhani dhe për këtë arsye u kthye menjëherë në një fenomen që ishte i përsëritur”, u shpreh ajo.

Akuzat e Ilir Metës janë të pabazuara dhe fyese

Më tej kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxjerrë asnjë dokument me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta si person i dyshuar për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Në intervistën për emisionin Opinion, Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale. “Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”. E pyetur nëse një dosje mund të manipulohet, sikurse pretendon edhe Ilir Meta në padinë që ka bërë ndaj Gentiana Sulës, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve thotë se ekzistojnë 2 elementë për një dosje. Madje, zonja Gentiana Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Natyrisht që ka pretendime. Një dokument arkivor ka 2 elementë, është autenticiteti dhe besueshmëria. Sa i përket autenticitetit, të gjitha rregullat ne i zbatojmë në mënyrë rigoroze. Nga ana tjetër për besueshmërinë e dokumentit, shërbimet inteligjente dokumentet i kanë me motivim të caktuar kështu që ka pretendime për saktësi dokumenti. Ekzistojnë të gjitha rrugët institucionale për të vërtetuar autenticitetin. Që të publikojmë elementë të dosjes ka rrugë të caktuara institucionale. Ka një parakusht, që media lejohet të shqyrtojë dokumente të ngjashme. Por një element paraprak është që të gjithë personat e përfshirë në dosje duhet të parashtrojnë rrethanat, faktet”, nënvizoi Sula.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…