Australiani përdor topa të pingpongut dhe krem rroje për thyerjen e një rekordi të pazakontë botëror (VIDEO)

Një burrë australian hodhi 12 topa të pingpongut në një mur dhe i kapi në kokën e tij të mbuluar me krem rroje në 30 sekonda për të thyer një rekord botëror Guinness.

Oscar Lynagh nga Melburni e mbuloi kokën me krem rroje për të thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e topave të pingpongut të kërcyer dhe të kapur në shkumë rroje në kokë në 30 sekonda.

Rekordi të cilën ai e theu i përkiste konkurrencës individule, raporton UPI.

Lynagh arriti të kapte 12 topa me kokën e tij të mbuluar me shkumë në periudhën kohore prej 30 sekondash.

“Po, ky është një rekord i vërtetë që mund ta provoni në shtëpi”, shkroi Guiness World Record në faqen e saj në Twitter. 

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!