Australia siguron 85 milionë doza të dy vaksinave premtuese, vlera 1.24 miliardë dollarë

Australia siguron rreth 85 milionë doza të dy vaksinave premtuese që luftojnë koronavirusin, të cilat i kaluan me shumë sukses testet klinike.

Konfirmimi erdhi nga kryeministri, Scott Morrison, që njoftoi se arritja e dy marrëveshjeve mundëson furnizimin brenda vitit 2021, nëse merret aprovimi për përdorim.

Ai shtoi se 25 milionë australianë mund të marrin dozën e parë të vaksinës duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, por saktësoi se nuk ka shumë garanci për këtë.

 “Australia ka nevojë për shpresë, veçanërisht Viktoria. Prandaj këtë po shpërndajmë ne tani. Kemi ndërmarrë një hap domethënës për të mbrojtur shëndetin e australianëve kundër pandemisë koronavirus. Kemi arritur një marrëveshje prej 1.24 miliardë dollarë për furnizimin dhe prodhimin e më shumë se 80 milionë dozave të vaksinës”, deklaroi Scott Morrison, kryeministri australian.

Njëra nga vaksinat e prenotuara është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me firmën farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është një iniciativë lokale e Universitetit të Queensland dhe CSL biotek.

Në të dyja rastet, qytetarët duhet të marrin dy doza për një mbrojtje më të mirë kundër Covid-19. Australia regjistron më shumë se 26 mijë raste me koronavirus dhe mbi 700 viktima, shumica në dy muajt e fundit.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi