Australi, vaksina Covid e testuar te njerëzit kalon fazën 1

Rezultatet e para të vaksinës australiane Covax 19 kundër  Covid-19, kanë rezultuar pozitive.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon një përgjigje të imunitetit.

Provat janë zhvilluar në Universitetin Flinders të Adelaides, është i pari mes vaksinave kandidate që po zhvillohen në Australi që ka kaluar fazën 1 të eksperimentimit. Ndër të tjera bëhet me dije se vaksina iu është dhënë këtë muaj 40 vullnetarëve të shëndetshëm, asnjëri prej të cilave nuk ka pasur efekte anësore domethënëse ose temperaturë.

Kemi konfirmuar se vaksina Covax 19 mund të sjellë përgjigje të përshtatshme të antitrupave te njerëzit”, ka thënë Nikolai Petrovsky, drejtori i Endokrinologjisë i Flinders Medical Center

Related posts

Kanellë me limon, kura më e mirë natyrale kundër gripit dhe problemeve të kyçeve!

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi