Nga fushat me baltë të Beratit në ëndrrën amerikane, Uzuni bëhet blerja rekord e Austin (POSTIMI)

Austin

Austin FC ka zyrtarizuar sot transferimin nga Granada të Myrto Uzunit, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit, duke u larguar për herë të parë nga Europa ku ka lënë shenjë edhe në një kampionat prestigjioz si ai spanjoll. Granada e shiti shqiptarin në MLS për shumën e 12 milionë eurove. Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare të klubit, amerikanët treguan disa detaje të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

NJOFTIMI I KLUBIT AMERIKAN

“Austin FC njoftoi sot se Klubi ka arritur një marrëveshje rekord transferimi për të nënshkruar me sulmuesin 29-vjeçar Myrto Uzuni nga Granada CF në LaLiga 2 të Spanjës.

Uzuni, një futbolli i Kombëtares shqiptare i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose anësor, i bashkohet Austin si Lojtar i Caktuar me një kontratë trevjeçare të garantuar deri në fund të sezonit 2027 me opsion deri në vitin 2028. Ai do të veshë fanellën me numrin 10 për Austin FC”, shkruhej në faqen e klubit, ku ishte edhe prononcimi i parë i vetë Uzunit si futbollist i kësaj skuadre.

“Një nga arsyet kryesore pse unë desha që të bashkohem me Austin FC është ambicia që Antoni Prekort dhe Rodolfo Borell kanë për këtë ekip, i cili përputhet me ambicien time për të pasur gjithmonë sukses me një mentalitet fitues. Mund t’u them tifozëve të Austin se do të bëj gjithçka në fuqinë time për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin drejt arritjes së objektivave tona. Unë po vij këtu për të thyer rekorde”, ishte premtimi i sulmuesit shqiptar.

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)