Atletico tregon forcën, rikthen distancën e sigurisë me ndjekësit

by A.M

Atletico Madrid kundërpërgjigjet në kampionatin spanjoll dhe rikthen sërish distancën e sigurisë prej 5 pikësh, dhe pse duhet të luajë edhe një tjetër ndeshje të prapambetur.

Bardhekuqtë mundën me një gol të Joao Felix dhe një autogol të vendasve, 2-0 Villarealin, fitore që vjen pas dy rezultateve negative të njëpasnjëshme në La Liga.

Atletico mban vendin e parë me 58 pikë, 5 më shumë se Barça e vendit të dytë dhe gjashtë më shumë se Real, që ka të njëjtin numër ndeshjesh sikurse rivalët e qytetit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.