Atentati në Don Bosko, identifikohet banakierja vrarë me breshëri kallashnikovi brenda lokalit (EMRI)

Gruaja që shihni në foton e mëposhtme është viktimë e breshërisë së plumbave mbrëmjen e sotme brenda lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç, e cila nuk ka qenë objektivi, ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një vajzë 10 vjeç e cila ka marrë një plagë në këmbë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë xhamisë së Brrakës.

Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Muratit i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën