Atentat me eksploziv në Shkozet, hidhet në erë makina në lëvizje, shoferi ishte mik i ‘Rrumit të Shijakut’!

Atentat me eksploziv në Shkozet, hidhet në erë mjeti i Aldi Mustafës. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:56 në Shkozet. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka siguruar dhe pamjet nga shpërthimi, raportoi se ngjarja ka ndodhur në orën 15:56 në Shkozet. Nuk dihet ende nëse në makinë ka qenë vetë A.Mustafa apo makinën e kishte në përdorim dikush tjetër.

Aldi Mustafi, 37 vjeçar, njihet si një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024