Atdhe Xharavina godet sërish gjatë Përputhen/ Mesazhi i tij bën lëmsh çdo gjë!

Këtë javë në Përputhen do të jenë të ftuar të gjithë ish-konkurrentët më të spikatur që kanë qenë pjesë e emisionit për 3 sezone rresht.

E ndërkohë që dje dhe sot kemi parë disa prej tyre, me sa duket Atdhe Xharavina nuk ka marrë ende një ftesë dhe arsyet nuk i dimë!

Befasues ka qenë një postim i Atdheut dje në orarin që transmetohet programi, teksa ka publikuar një foto të tijën në divan dhe shkruan: Duke parë Përputhen.

Nuk mund të themi nëse këtë reagim e pati për Sara Malajn me të cilën pati dalë çift dhe ajo dje ishte pjesë e emisionit, për Borën me të cilën ka qenë në një marrëdhënie apo mesazh për Olsa Muhametin që t’i bëjë ftesë për një rikthim.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme kur rrjeti po ziente nga pamjet e ribashkimit të Borës me Donaldin, Atdheu postoi dy statuse përmes të cilave thoshte: “Dikur nga fundi më tha njeri I vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë.”

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)