Atalanta flet shqip, klubi bergamask uron Berat Gjimshitin për ditëlindje; ja sa vjeç mbush kapiteni i Kombëtares (FOTO)

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti feston 31-vjetorin e lindjes. Klubi i mbrojtësit shqiptar, Atalanta ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë shumë të veçantë.

Në profilin zyrtar të klubit është publikuar një foto e Gjimshitit, ndërsa urimi i është bërë edhe në gjuhën shqipe. “Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

 

“Urimet më të mira për malin tonë, i urojmë Gjimshitit një ditëlindje të bukur”, është urimi në italisht dhe anglisht.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)