Tifozët e Napolit dalin në rrugë për skuadrën, futbollisti shqiptar publikon pamjet nga autobusi (video)

Atalanta

Atalanta dhe Napoli po përgatiten për ndeshjen e madhe në Gewiss Stadium, e cila zhvillohet të shtunën, më 18 janar, me synimin për të vazhduar ëndrrën për titullin kampion. Pas rikuperimit të ndeshjes kundër Juventusit gjatë javës, skuadra e Gasperinit përballet me një tjetër sfidë delikate: Napoli, që kryeson tabelën, është vetëm katër pikë larg. Atalanta ka tre barazime radhazi, ndërsa skuadra e Contes është në formë të shkëlqyer me pesë fitore radhazi.

Në këtë sfidë të madhe, roli i trajnerëve Gasperini dhe Conte do të jetë vendimtar. Në 9 përballjet mes tyre, Conte ka fituar 5 herë, ndërsa Gasperini ka dy fitore dhe dy barazime. Të dy trajnerët njihen për energjinë që transmetojnë nga bordi i fushës dhe shpesh protestojnë për vendimet e arbitrit. Ka 23% mundësi që të dy të marrin kartona gjatë ndeshjes.

LUIS HASA PJESE E NAPOLIT

Luis Hasa, 21 vjeç, mesfushor qendror që mund të luajë edhe si trekuartist ose si krah i majtë, është lojtari që Napoli e transferon nga Lecce për një shumë rreth 500 mijë euro. Futbollisti me origjinë shqiptare ka publikuar nga autobusi tifozët e Napolit të cilët përkrahin lojtarët dhe stafin në këtë transfertë të vështirë.

LEXO ME SHUME:Conte e do patjetër te Napoli, futbollisti shqiptar është i preferuari i teknikut për merkaton e janarit

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana