Astana “i ul pendët” Ballkanit, ekip kazak e mund në Prishtinë (video)

Ballkani pësoi humbjen e dytë në Grupin C të Conference League teksa të besuarit e trajnerit Ilir Daja u mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 1-2 nga Astana. Kampionët e Kosovës nuk mundën të përballonin sulmet e kazakëve ndërsa nga ana tjetër nuk arritën të kishin kthjelltësinë e duhur përpara duke shpërdoruar disa shanse të mira shënimi.

Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampionët Kosovës barazuan shifrat. Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë. Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.

Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo në mbrojtje nuk kishte koordinim, me çka edhe pësuan dy gola të lehtë. Pas kësaj disfate, Ballkani mbetet në vendin e tretë me tre pikë në Grupin C, ndërsa Astana merr trepikëshin e parë, por mbetet e fundit. 

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)