“Asnjë presion në skuadër”, Veselinovic e merr derbin e kryeqytetit me qetësi: E di që Partizani është një klub i madh, të gjithë lojtarët…

Ditën e shtunë në orën 20:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e gjashtë të Abisnet Superiore. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat që nuk kërkojnë të bëjnë ndonjë hap fals, sidomos në një përballje të tillë. Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic foli në lidhje me këtë duel duke vlerësuar kundërshtarin dhe duke përmendur disa emra lojtarësh, që skuadra e tij duhet të bëjë kujdes

“Ne e kemi përgatitur ndeshjen ashtu sic I kemi përgatitur të gjitha duke I dhënë rëndësinë e duhur. Tirana ka histori, ështqë një ekip tradite, dhe duhet të ketë respektin maksimal, por gjithashtu Partizani është një klub i madh dhe duhet të mendojmë për veten tonë. Momentalishjt që flasim, të gjithë lojtarët janë të gatshëm, kemi seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të vendos për formacionin.

 Mendoj se kam një informacion sa i përket skuadrës së Tiranës, Kola Haxhiu, Ismajli, mund të them dhe emra të tjerë, është një ekip i ri, por për momentin dueht të mendojmë për veten tonë.  Nuk e mendoj aspak që te Partizani ka presion sa i përket ndeshjes, kjo është një përballje që dueht të jetë festive për të gjithë, të gjithë ato që do të jenë present në këtë derbi ta përjetojnë një festë të vërtetë. Ne do të jemi aktorët në fushë, mjafton që njerëzit ta shijojnë këtë ndeshje.”

Related posts

Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

Komisioni i Disiplinës “fik” Laçin, e pëson dhe Pashk Laska; 850 mijë lekë fatura për t’u paguar nga klubet