Asnjë afrim në tre muajt e merkatos, Apolonia zyrtarizon afrimin e ish-lojtarit të Lokomotivës së  Zagrebit

Apolonia ka arritur të përforcojë mesfushës, teksa ka zyrtarizuar afrimin e një 21-vjeçari. Bëhet fjalë për Abjel Bejzade, i cili ka nënshkruan kontratë profesioniste me FK Apoloninë dhe do të jetë pjesë e klubit fierak deri në vitin 2026.

Bejzade shton kështu alternativat në repartin e mesfushës, duke qenë një “armë” plus për trajnerin Yeray Rodriguez Rodriguez. Në të kaluarën 21-vjeçari ka mabjtur veshur fanelat e Kastriotit, Turbinës, Laçit dhe Korabit në Shqipëri, ndërsa ka provuar të luajë edhe në kampionëti kroat me Lokomotivën e Zagrebit.

Drejtuesit fierak kanë besim te aftësitë e mesfushorit, i cili menjëherë do të kthehet në një pikëkyçe në formacionin e tyre në këtë sezon. Kujtojmë se Apolonia aktualisht mban vendin e parë në Kategorinë e Parë me 7 pikë pas 3 javësh, teksa do të synoëj edhe Superioren.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…