“Asllani na dha një ndihmë të madhe”, Inzaghi vlerëson kontributin e mesfushorit në fitoren ndaj Salernitana-s

Interi fitoi me rezultatin 0-4 në transfertën përballë Salernitanës. Një fitore që i jep më shumë motiv ekipit zikaltër për të vazhduar ecurinë pozitive. Në këtë fitore kishte minuta edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u hodh në fushë nga trajneri i nën kampionëve të Europës në minutën e 54’.

Për mesfushorin nga Elbasani foli dhe vetë trajneri Simone Inzaghi pas ndeshjes.

“Ai po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Ai është pjesë e jona prej 1 viti e gjysmë dhe po rritet. Të luash tek Inter nuk është si të luash tek Empoli, por ai është duke bërë mirë dhe sonte ai na dha një ‘dorë’ të madhe”, u shpreh tekniku italian.

Related posts

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…