Asllani fantastik ndaj Atalantës, 97% pasime të sakta dhe thyen rekord për kilometra të përshkruara

Inter arratistet 12 pikë larg Juventusit në klasifikim dhe e bën këtë duke shënuar katër gola ndaj Atalantës.Darmian, Lautaro Martinez, Dimarco dhe Frattesi ishin lojtarët që i dhanë suksesin e merituar ekipit të Inzaghit. Me mungesën e Hakan Calhanoglu-s, Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët që m celësat e mesfushës. Futbollisti shqiptar qëndroi në fushë për 90 minuta, duke zhvilluar një ndeshje pozitive.

75 pasime të sakta nga 77 për 21-vjecarin, përkthyer në 97% saktësi nga ana e tij, jo vetëm kaq, por sipas statistikave, Asllani ishte i pari për kilometrat e përshkruara në fushë, plot 12.175 km Portali, Eurosport ka publikuar vlerësimet e lojtarëve, nota 6 për shqiptarin me përshkrimin: “Ai nuk është Calhanoglu, por pjesën e regjisorit e bën shumë mirë. Tregon personalitet kur shoqëron skuadrën në fazën ofensive”.

Kilomtra të përshkuara kundër Atalantës:
12.175 km – Asllani
12.031 km – Barella
11.102 km – Pavard
10.870 km – Arnautovic
10.189 km – Bastoni

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…