Jo më kot këtë material vendosa ta nisja me thënien në titull: “Askush nuk është varfëruar duke dhënë”, shkëputur nga “Ditari i Ana Frank”.
Të ndihmosh të tjerët është një pjesë thelbësore e njerëzimit. Nuk po flasim këtu vetëm për ndihma në çështje madhore si fatkeqësi kombëtare, por për veprime që i bëjmë çdo ditë. Është e rëndësishme të kuptojmë që duke ndihmuar të tjerët, ne ndihmojmë edhe veten tonë.
Mëposhtë do të lexoni disa arsye se pse duhet të nxiteni për t’i ndihmuar të tjerët.
1. Një nder për një nder.
Nëse ndihmon dikë, ai person në të ardhmen me siguri do të ta kthejë ndihmën nëse do kesh nevojë. Njëperson mund të harrojë çfarë i ke bërë apo i ke thënë në momente lumturie, por vështirë se mund ta harrojë ndihmën në raste nevoje. Nuk është e mira që ndihmën ta japësh duke kërkuar diçka në këmbim, por në të ardhmen është thuajse e sigurtë që ndihma do të kthehet.
2. Karma shkon në të dyja drejtimet.
Shpesh ideja e karmës përshkruhet në mënyrë negative. Nëse bën keq, diçka e keqe do të ndodhë. Por kjo gjë funksionon edhe në të kundërt, nëse je një person i mirë dhe po bën mirë, gjëra të mira do të ndodhin. Kur i ndihmon të tjerët, ndihesh dhe vetë mirë, duke shtuar kështu mundësitë që eksperiencat e radhës tëjenë pozitive.
3. Të bësh mirë të bën të ndihesh mirë.
Është ndoshta përfitimi më shumë i përmendur i të bërit mirë: Do të ndihesh për mrekulli. T’i ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për t’u ndjerë mirë për veten. Të shohësh një buzëqeshje apo lot gëzimi i jep kuptim gjithë ndihmës që ke dhënë. Është kaq e thjeshtë.
4. Publiciteti i mirë ia vlen për këdo.
Kur ndihmon dikë, dikush me siguri do e marrë vesh apo dhe mund të të shohë, teksa po e ndihmon. Mirëpo jetojmë në një shoqëri ku fjalët e mira, njësoj si të këqijat, qarkullojnë dhe në këtë mënyrë ti i siguron vetes një publicitet të mirë. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, ndoshta ky opinion për ty tek tëtjerët mund të të ndihmojë.
5. Shumë prej ndihmave që mund të japësh, “të shtojnë pikë” në një CV.
Nëse mendon të ofrohesh për punë vullnetare në një qendër sociale për të moshuar, ose për fëmijë tëbraktisur, mendo se sa shumë do të të shërbente si eksperiencë jo vetëm personale, por edhe në aspektin profesional. Duke e përmendur në një CV, në çfarëdo vendi pune do të krijoje që në fillim një përshtypje të mirë tek punëdhënësit. Në ditët e sotme askush nuk ka nevojë vetëm për persona të aftë në një aspekt tëcaktuar profesional, por për persona të kompletuar në shumë aspekt, dhe mbi të gjitha të jenë empatikëme të tjerët.