“Asgjë nuk mund të na mposhtë”/ Berisha mesazh policisë, ftesa për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot në një dalje për mediat, ka bërë paralajmërime të forta në lidhje me protestën që do të mbahet nesër.

Berisha paralajmëroi se situata është jashtëzakonisht e ndezur dhe se asgjë nuk mund t’i mposhtë.

Po ashtu ai u ka drejtuar edhe një mesazh punonjësve të policisë, të cilëve u kërkoi të mos intimidojnë qytetarët, pasi në të kundërt do përballen me pasojat ligjore.

Nga ana tjetër, Berisha i drejtoi edhe një ftesë kryeministrit Edi Rama, për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë.

Thirrja ime për çdo qytetar është të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti.

Situata është jashtëzakonisht e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin.

Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe.

Të mos harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë.

Ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe çdo qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës.

Paralajmëroj të gjitha llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim çdo përpjekje për të intimiduar, dhunuar dhe penguar popullin shqiptar do të regjistrohet e do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor.

Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit.

Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë kundër këtij regjimi.

Nesër është një ditë e madhe. Një ditë frymëzimi. Një betejë e vërtetë. Opozita zbret në shesh, si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen sa më parë”, -tha Berisha.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…