As Qatip Osamani nuk e nxjerr nga telashet Vllazninë, Laçi i bën bllok në “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot në “Loro Boriçi”, në një sfidë që është mbyllur pa gola mes dy skuadrave që janë rivale direkte në klasifikimin e Superiores. Të dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje shumë të luftuar, por ku kanë munguar rastet e shumta për shënim. Edhe në ato pak herë kur skuadrat u shfaqën para portave kundërshtare, nuk ia dolën të kalonin portierët me tentativat e tyre.

Kështu, në fund erdhi një barazim pa gola që u shkon më shumë për shtat kurbinasve, të cilët marrin një pikë të rëndësishme në transfertë. Ndërsa për ekipin shkodran, kjo është ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore, duke qenë gjithmonë e më të rrezikuar nga zona e ftohtë e klasfiikimit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)