As Ernest Gjoka nuk po nxjerr nga telashet Skënderbeun, Gvozdenovic rikthehet si fitimtar në Korçë (video)

Elbasani

Ka përfunduar takimi i Superiores në Korçë. Skënderbeu është mundur në një sfidë të bukur nga Elbasani me rezultat 0-2. Një gol u shënua vetëm sot, edhe pse rastet nuk munguan.

‘Heroi’ i elbasanasve ishte Arsen Lleshi që gjeti golin e katërt sezonal, po aq sa Ze Gomes pa hyrë në lojë. Ai festoi me tifozerinë mike që kishte udhëtuar për të mbështetur skuadrën në transfertën e fundit për këtë vit. Portugezi, pa harruar shënoi në fund, nga korneri dhe vulosi 3 pikët vetë pak pasi kishte hyrë në fushë.

Ishte një takim me 2 anë. Pjesa e parë mund të themi që u dominua nga korçarët, ku Bismark ishte kryesori me raste. Po ashtu dhe Rashica dha sinjale pozitive. Ndërsa, në të dytën Elbasani u ringrit, ndryshoi fytyrë e mnadje gjeti golin e fitores. Gjoka kreu disa ndërriem për të sjelllë drymë më sulmuese, por në fund nuk ia vlejtën pasi Skënderbeu shpërdoroi shumë.

Gvozdenovic mori hak dhe Elbasani 3 pikët, kurse klubi bardhekuq vazhdon situatën e keqe.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore