Flamurtari mbetet pa trajner, Sinan Idrizi nuk i beson projektin e Superiores Artim Pollozhanit

Artim Pollozhani nuk do të jetë trajneri i Flamurtarit në Superiore. Sipas medias së shkruara “Panorama Sport”, klubi ka vendosur mos ti besojë teknikut ekipin për në Superiore. Edhe pse e kishin konfirmuar në krye të pankinës shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, e thënë kjo edhe nga goja e administratorit Sinan Idrizi, në Vlorë duket se kanë ndërruar mendje dhe e gjitha ka ardhur orët e fundit.

Kuqezinjtë kanë hequr dorë nga Pollozhani, që ishte edhe alternativa e vetme për detyrën e trajnerit, të paktën deri në fund të javës që sapo u mbyll, duke qenë se e ngjiti edhe skuadrën në Superiore. Por, duke qenë se Flamurtari u rikthye në elitë dhe drejtuesit janë të gatshëm që të bëjnë çdo sakrificë financiare me buxhetin e çmendur prej 5 milionë euro, tani janë në kërkim të një trajneri me eksperiencë. Kjo jo se nuk besojnë te Pollozhani, i cili në nisje të sezonit të kaluar ndërtoi skuadrën dhe më pas e drejtoi atë në katër ndeshjet e fundit pas largimit të Andrea Agostinelit, duke e ngjitur edhe në elitë pas pesë vitesh, por kërkojnë një model tjetër.

Në fakt, nuk duan që të nxitohen dhe kandidatët do t’i shqyrtojnë me shumë kujdes, pasi ka ende kohë në dispozicion, megjithatë puna ka nisur. Për momentin nuk ka emra konkret të kandidatëve, edhe pse ata janë në “kokën” e Sinan Idrizit. Kusht kryesor është që trajneri i ri të ketë eksperiencë dhe të ketë drejtuar nivele të larta, brenda apo jashtë vendit. Pra, çka do të thotë se për momentin janë të hapura të gjitha pistat. Trajneri i ri mund të jetë vendës, por nuk përjashtohet që të vijë as nga jashtë Shqipërisë. Nga sot, në Vlorë hapet ankandi për trajnerin e ri, por gjërat do të bëhen të studiuara, pa shumë nxitim.

LEXO ME SHUME:Partizani nis seancat stërvitore për Europën, dy të larguar dhe tre titullarë ende nuk kanë rinovuar

Related posts

E FUNDIT/ Mbyllet takimi Halili-Shkëmbi, ja çfarë u vendos për të ardhmen e trajnerit

Xhaka i thotë PO Milanit, Igli Tare i bën ofertën e parë Bayer Leverkusenit

Aventurë ndryshe e Ditmar Bicajt, ish-trajneri i Burrelit drejt firmës me përfaqësuesen e…