Artan Hoxha publikon foton që po trondit qytetin! “Shërbimi i zjarrfikësve të qëndroj në gatishmëri”

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto nga vendi ku supozohej që duhet të ishte ngritur inceneratori për djegien e plehrave.

Por jo vetëm që s’ka incenerator, por mali i plehrave sa vjen e rritet.

Reagimi i plotë:

Ndersa mileti merret me çeshtjen se, “ku po e kalon vapen Beni”, stoku i plehrave në Elbasan vazhdon te ngrihet sa nje mal…

Apo nuk paska marre edhe formen e Malit te Tomorrit kur e shikon nga Belshi….

Jo per gje, po na kane thene se, Elbasani jo vetem qe ka incenerator, por e ka marre në dorezim dhe bashkia….

Deri sa ta zgjidhim kete punen, “kush eshte me “plehra” nga ata qe vodhen parate e inceneratoreve per djegien e plehrave”, si do t’ia bejme me malin e plehrave në Elbasan, qe vetem rritet dhe rritet???!!!

Ah se harrova!!!

Nje apel sherbimit zjarrfikes te Elbasanit.

Qendroni ne gatishmeri.

Nga çasti ne çast, nje zjarr i madh mund te perpiqet te zvogeloje sa te jete e mundur, malin e plehrave qe dallohet nga Graceni….

Foto taze nga vendgrumbullimi i plehrave në Elbasan, i cili po konkuron denjesisht me peisazhin perreth….

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025