Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta se sulmin me grusht ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën që ngriti vet është organizuar nga aleati i tij, Ilir Meta. Zoti Berisha u sulmua më 6 dhjetor të vitit që lamë pas teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë nga 31-vjeçari Gerti Shehu. Ky i fundit goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia. Në lidhje me ngjarjen e rëndë Berisha u shpreh se gjithçka është e organizuar nga Edi Rama. Por duket se gazetari Hoxha ka një tjetër version për këtë ngjarje. Teksa dje ishte i ftuar në një media kosovar, zoti Hoxha theksoi se Meta është i dyshuari kryesor, pasi vetëm ai përfitoi nga kjo ngjarje. “Populli shqiptar thotë ‘kur zihen dy, fiton një i tretë’. Në atë rast Berisha tha më qëlloi Rama, grushti që pësoi Berisha i mori vëmendjen Ramës, i vetmi që përfitoi në atë histori është Ilir Meta. Një hetim nis nga pyetja “kush përfitoi?” Dhe unë mendoj që personi që përfitoi është i dyshuar kryesor që e ka organizuar këtë gjë, ka gjet një moment kur dy rivalet kundërshtar janë përqendruar të njeri-tjetri dhe vjen një i tretë edhe likuidon hesapet. Në rastin konkret thyerja e mitit të Berishës është më e rëndë se vetja goditja që ka marrë sepse deri aty, jo vetëm ata që e mbështesin Berishën, por gjithë shqiptarët mendonin që Berisha është një politikan i fortë. Një nga fuqitë që kishte Berisha, kishte pikërisht pathyeshmërinë, paprekshmërinë. Kemi parë që Enver Hoxhën e rrëzua bust prej bronxi, ne Berishën e pamë ta rrëzonin, mitin e Berishës për së gjalli”, deklaroi ai.
Sherri Meta-Berisha në vitet 2000
Më tej gazetari Artan Hoxha ka tronditur me deklaratën e tij në emisionin “Kojshia Shoë”, ku theksoi se në vitin 2000, në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, Sali Berisha ka tentuar ta marr peng. “Në 28 nëntor të vitit 2000, Ilir Meta ka qenë kryeministër, ka bërë një vizitë në shtator për zgjedhjet lokale dhe kanë tentuar ta marrin peng edhe pse ka qenë i shoqëruar me Forcat Speciale dhe Garda e Republikës. Pra i kanë marrë makinat dhe kanë tentuar ta marrin peng që ka qenë i organizuar nga mbështetësit e Sali Berishës. Në 28 nëntor është sulmuar komisariati i Tropojës nga njerëz të armatosur dhe ka qenë i përgatitur një plan që nëse binte komisariati i Bajram Currit të gjitha komisariatet rresht në veri të Shqipërisë deri në Tiranë do të binin njëra pas tjetrës, por për fat të mirë ai komisariat nuk ra atë ditë, sepse pati njerëz vërtet trima që e mbajtën, por u desh të paguhej me jetë njerëzish, u vranë dy persona. Dhe atë mbrëmje Ilir Meta ka dhënë urdhër që Sali Berisha të ndalohet dhe është i vetmi rast kur Sali Berisha është ndaluar, është marrë nga mjeti i tij blinduar para Partisë Demokratike dhe është çuar në qelitë e izoluara pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë”, u shpreh ai.
Konflikti me vëllezërit Haklaj
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për vrasjet në Tropojë dhe konflikti i Berishës me vëllezërit Haklaj. “Nisi si një konflikt i brendshëm dhe u zgjerua, ata e goditën Berishën në vendlindjen e tij prandaj kur ka ndodhur incidenti i është dashur disa vite të mos shkelësh më në vendlindje. Konflikti ka nisur në ’97, me një vendim të Berishës kërkoheshin vullnetar për t’i çuar në jug për të luftuar dhe Fatmir Haklaj ka dal dhe ka thënë nuk kini pse shkoni në jug kufiri ja ku është dhe hajde ti biem serbit dhe të dalim në Kosovë dhe një pjesë e kanë dëgjuar këtë dhe nuk kanë ikur dhe ti thyeje urdhrin Berishën nuk ishte një gjë e vogël. Ngjarja që i vuri zjarrin Tropojës në 5 janar 1998 ka ngelur i vrarë Shkëlqim Haklaj dhe nga ai moment Fatmir Haklaj që në atë kohë ishte shef i komisionarit reagojë për të marr hak dhe shteti duket se i favorizoi ata, por në fakt shteti duke përdoru reputacionin që kishin ata, kulla e tyre, që është e rrafshuar me një sistem sigurie u sulmua me armë me eksploziv që ishte disa vjeçare dhe sapo Berisha erdhi në pushtet kulla e Haklajve u hodh në erë”, nënvizoi gazetari Artan Hoxha.