Arsyeja e veçantë që Mancini zëvendësoi portierët në minutën e fundit të ndeshjes

Italia ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Kampionatin Evropian.

Azzurët kanë dalë nga Grupi A si lider me pikë maksimale, derisa mposhtën Turqinë (3-0), Zvicrën (3-0) dhe Uellsin ditën e djeshme (1-0).

Por ajo që befasoi të gjithë ditën e djeshme ishte zëvendësimi i portierit në minutën e 89-të.

Tekniku italian largoi nga loja portierin titullar, Gianluigi Donnarumma dhe e inkuadroi në ndeshje Salvatore Sirigun që është portieri i dytë i Italisë.

Të gjithë u befasuan me këtë zëvendësim në fund të ndeshjes, por trajneri Roberto Mancini kishte një arsye të fortë pse e bëri atë.

Trajneri aktual i Italisë ishte pjesë e Kombëtares italiane në botërorin e vitit 1990 kur Azzurët e fituan vendin e tretë.

Në atë kampionat, ishte pikërisht Mancini lojtari i vetëm që nuk luajti asnjë minutë për Italinë.

Kësisoj Mancini nuk dëshiron që t’i lë futbollistët e grumbulluar pa luajtur së paku një minutë në Evropian.

Tani te Italia në tri ndeshjet e para kanë luajtur 25 futbollistë dhe vetëm njëri nga ta ende nuk ka shijuar minutat.

I vetmi që nuk ka luajtur ende asnjë minutë është portieri i tretë Alex Meret.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull