Në Shkodër merkaton e bëjnë lëmsh, Arsid Kruja erdhi me bujë por largohet me shumë pakënaqësi

Arsid Kruja

Arsid Kruja u prezantua më 30 maj nga Vllaznia, duke qenë afrimi i parë i kësaj vere. Mbrojtësi shkodran, i cili mori dhe çmimin si mbrojtësi i djathtë më i mirë i sezonit të shkuar nga FSHF, zbarkoi në vendlindje si i shumë i dëshiruar, por siç mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, kuqeblutë njoftuan largimin e 32-vjeçarit 78 ditë pas prezantimit.

4 ndeshje në Europë dhe më pas i treguan derën, më pak se një javë nga nisja e sezonit. Klubi i ka kërkuar largimin, duke e befasuar në një kohë kur një pjesë e mirë e ekipeve janë kompletuar, dhe mbi të gjitha i ka lënë vetëm një hapësirë transferimi deri verën tjetër (pra nëse gjen skuadër gjatë këtyre dy javëve nuk mund të lëvizë më deri në qershorin e vitit që vjen).

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një arsye nga klubi shkodran, mësohet se ka pasur mosmarrëveshje mes trajnerit dhe Arsid Kruja-s për rendimentin, i cili ka mbetur i shtangur nga largimi, aq më shumë që opsioni i vetëm ishte te qëndronte tek Vllaznia, por pa luajtur më titullar.

Related posts

Zi në familjen e Dinamos! Met Nallbani, ish-kryetifozi ndahet nga jeta

Alen Sherri dëmtohet keq, merr ndihmën e stafit mjekësor dhe zëvendësohet menjëherë (video)

Partizani e nis sezonin me halle, dy kryesorët mungojnë në sfidën ndaj Vorës