Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ 41-vjeçari kapet në Shqipëri

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Mallakastrës. Bëhet fjalë për shtetasin Myzafer Binaj,  për të cilën gjykata e Messinës në Itali ka lëshuar një urdhër arrest.

41-vjeçari akuzohet për trafik droge dhe pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

“Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025