Arrestohet Hasbulla, fenomeni i “TikTok” bllokoi rrugën dhe u konfliktua me njerëzit në rrugë (video)

Imazhi i UFC dhe fenomeni i TikTok, Hasbulla është prangosur nga policia në Dagestan pasi u bë shkak për bllokimin e trafikut bashkë me disa persona që po celebronin një martesë.

20-vjeçari, mik i ngushtë i Khabib Nurmagomedov, u prangos me mitë e tij pasi ata bllokuan trafikun, duke ngjallur edhe zemërimin e banorëve e më pas u konfliktua me ta e madje duke gërvishtur edhe makinat e njerëzve të tjerë edhe pse vetë ai nuk ishte në timon.

Në Twitter ka nisur të qarkullojë menjëhere hashtagu #freebulla ndërsa vetë Hasbulla shkruan se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet më asnjëherë duke e pranuar se ai dhe miqtë e tij e tepruan me sjelljen e papërshtatshme.

Hasbulla, i cili është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale për shkak të sfidave të vazhdueshme që i ka bërë McGregor, është i fiksuar pas makinave të shtrenjta edhe pse personalisht nuk mund t’i drejtojë për shkak të një çrregullimi gjenetik që ka ndikuar në gjatësinë e tij.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi