Arrestohet drejtoresha e lartë e AKSH-it, do kalonte Qafë-Thanën me 40 kg drogë, kapet edhe djali i biznesmenit.

Erisa Fero është arrestuar nga policia kriminale e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës. Gazetari Elton Qyno raporton se Erisa Fero është shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSH).

Aksioni është kryer nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë Korçë, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 40 kg drogë hashash.

Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça. Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht tek kthesa e restorant Kukësit.

Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinen ku u gjend dhe sasia e droges prej 40 kg hashash.

Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSH, ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushe-Kruja.Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë.

Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës,ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë.

Related posts

Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2025/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro/ Këmbimi valutor, 10 mars 2025