Arrestimi i 3 efektivëve të policisë së Kosovës/ Rama i bën paralajmërimin e fundit Vuçiçit: Nëse ata nuk lirohen…

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e tre policëve të rrëmbyer në veri nga forcat serbe. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se nëse tre policët nuk lirohen këtë javë, do të rikthehet sërish akulli në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!“, ka shkruar Rama.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika