Arratisje nga burgu si nëpër filma/ 12 të burgosurit brazilianë kaluan murin përmes tunelit që kishin hapur

Një arratisje spektakolare e të burgosurve në pjesën jugore të Brazilit ka ndodhur dje, ku 12 të burgosur arritën të ikin nga burgu Patro Branko.

Gjithçka ndodhi si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku fillimisht ishte hapur një tunel – përmes të cilit kaluan për të dalë në anën tjetër të murit

Por policisë braziliane nuk iu desh shumë kohë që të arrestojë katër të arratisur, derisa tetë tjerë janë ende në arrati, raportojnë mediat braziliane.

E arratisja e tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë, megjithatë mediat lokale vazhdimisht po pyesin se pse gardianët nuk kishin reaguar më herët.

Hapja e tunelit në burgun Pato Branko nuk është i pari që ka ndodhur, pasi në gusht ishin arratisur 16 të burgosur përmes një tuneli të hapur.

Burimi: Telegrafi

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)