“Armik i Shqipërisë!”Berisha nga dega 9 sulmon George Soros, vjen paralajmërimi i fortë: Do e shpallim non-grata atë dhe të birin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një mbledhje me qytetarë të Tiranës ditën e sotme ka folur për ndërtimet në kryeqytet, teksa tha se “kullat e ndërtuara në Tiranë janë si kërpudha pas shiut, kur duhet të ndërtoheshin në komplekse”.

Më tej Berisha foli për George Soros, të cilin e konsideroi si një armik të egër të Shqipërisë, ndërsa tha se një nga aktet e para që do ndërmarrë me pushtetin do jetë shpallja non-grata e tij dhe të birit dhe dyllosja e asaj që e quajti ‘shoqatë e kapur’, ndërsa shtoi se u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në SHBA të mos votojnë politikanë të financuar nga ai.

“Në Tiranë ka dendësi popullate nga më të mëdhatë në botë me këto kullat e drogës, ka të varrosura 125 monumente të dëshmisë së trashëgimisë së saj. Jo për tu mbrojtur po ju them se në 8 vite sa isha asnjë kullë nuk u firmos. Po të donte të ndërtonte kulla, se dhe ato kanë por ndërtohen në kompleks e jo si kërpudha për të prishur qytetin. Projekt tjetër u firmos vazhdimi i bulevardit, kishim një koncept tjetër për Tiranën. Përsëri ka djem dhe vajza të shkolluar që kanë përgatitur projekte për shpëtmin e Tiranës dhe ju garantoj se kryebashkiaku i ardhshëm do i përfillë maksimalisht.

Ka një problem për Sorosin, ka një polemikë në SHBA. Guvernatori i Floridas i ka shpallur luftë se po shkatërron Amerikën, ai nuk po e shkatërron por po e dëmton ndaj dhe u kam bërë thirrje shiqptarëve të mos votojnë për kandidatët e financuar nga Sorosi në SHBA. Një nga aktet e para do jetë dyllosja e shoqatës së kapur dhe shpallja non-grata e Sorosit dhe të birit. Ne u qendrojmë vlerave që u besojmë, konservatorizmit dhe traditës. Ai është një armik i egër i Shqipërisë. Programi për rninë do jetë në qendër, nuk ka mëdyshje këtu, beteja jonë është të bindim rininë se Shqipëria është vend i bekuar ku mund të ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Related posts

“Një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi, mi shikon…”/ Kandidatja e PS, Çaushi vijon ironizimet: O Gazo, o balerin ti…

renie drastike

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

fushata elektorale

“O burrec 2 metra, i flet vetes ‘Sy m’sy’ çdo mëngjes”/ Kreu i PD-së, shpërthen ndaj Ramës: Edhe në Big Brother…