Armando Broja shkëlqeu ndaj City-t, trajneri i Evertonit vendos ta aktivizojë nga minuta e parë (FOTO)

Armando Broja

Armando Broja do të jetë titullar sot me Evertonin kundër Nottingam Forest. Sulmuesi i Kombëtares shqiptar starton kështu për herë të parë një ndeshje me Evertonin në Premier League. Ndeshja e kaluar ndaj Manchester City-t pwrfundoi (1-1), bindi trajnerin Sean Dyche për t’i dhënë Brojës mundësinë për më tepër minuta.

Broja u huazua nga Chelsea tek Evertoni gjatë merkatos së verës, por për shkak të një dëmtimi nuk ka luajtur në pjesën e parë të sezonit. Por gradualisht 23-vjeçari po përfshihet në projektin e Evertonit dhe është aktiviziaur në 3 ndeshje në kampionat gjatë muajit dhjetor.

FORMACIONET ZYRTARE

Everton: Pickford, Young, Tarkovski, Branthwait, Mykolenko, Gana, Mangala, Doucure, Harrison, Ndyaje, Broja

LEXO ME SHUME:Armando Broja “trullos” Man.City-n, sulmuesi shkëlqen në 20 minuta ndaj kampionëve (video)

Armando Broja shkelqen per disa minuta. Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier League-s. Evertoni i Brojës ndal kampionët në fuqi të Anglisë dhe merr një tjetër rezultat pozitiv në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 25 minuta (bashkë me shtesën) në këtë transfertë, pasi është aktivizuar në minutën e 70-të të takimit.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…