Armando Broja është kthyer sot përsëri në fushën e lojës me skuadrën e Fulham, duke luajtur pak minuta në fundin e ndeshjes ndaj Neëcastle në Premier League. Sulmuesi kishte qenë në tribunë në tre takimet e fundit radhazi, por sot, ai qëndroi në stol dhe kishte vetëm pak minuta në dispozicion në fundin e saj.
Trajneri Marco Silva e hodhi në fushë Armando Broja në minutën e 85-të, kur rezultati ishte 1-0 për miqtë. Sulmuesi shqiptar kishte një mundësi të tregonte veten me një sprint të shpejtë, por që prodhoi vetëm një goditje këndi. Në fund, skuadra e tij nuk ia doli të shënonte dhe e mbylli këtë ndeshje me humbej përballë Newcastle.
STRAKOSHA NË STOL
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy ndalesa e papritur e Aston Villa-s të vendit të katërt, që barazoi 3-3 në shtëpi përballë Brentford-it të Thomas Strakoshës, i cili vazhdon të mos aktivizohet me klubin e tij.
LEXO MË SHUMË: Armando Broja mish i huaj te Fulham, trajneri portugez merr vendimin për sulmuesin shqiptar
Trajneri i Fulham disa ditë më parë ka treguar arsyen se pse Broja nuk po luan, ndërsa thekson se pavarësisht dëshirës së sulmuesit shqiptar, për momentin Muniz që po shënon gola është kryesori.
“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka qenë shumë e vështirë për Armandon që të qëndrojë në stol, pasi ka shumë dëshirë për të luajtur, por vjen në huazim në fund të merkatos pret që të luaj. Kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk të u lë hapësirë të tjerëve për të treguar aftëtitë e tyre”, ka deklaruar Silva.