Armando Broja prek fushën e blertë pas 287 ditësh, tifozët e Chelsea-t e duartrokasin (video)

Tashmë pritjes i ka ardhur fundit. Te Chelsea dhe kombëtarja shqiptare mund të festojë, pasi tashmë Armando Broja është rithyer në fushën e lojës.

Pas 287 ditësh, sulmuesi shqiptarë zbriti në fushë në pjesën e dytë të sfidës që Chelsea pom luan ndaj Aston Villës. Saktësisht Mauricio Pochettino thirri në aksion në minutën e 79-të, teksa Blutë e Londrës po humbasin 1-0.

Argjentinasi kërkon që Broja të shmangë humbje dhe gjithë sytë janë te sulmuesi i kombëtares. Një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, me këtë të funndit që mund ta llogarisë për duelin me Çekinë që luhet më 12 tetor në “Air Albania”.

Kujtojmë se sulmuesi kuqezi u dëmtua në miqësoren e dhjetorit të vitit të shkuar ndaj Aston Villa, duke munguar për më shumë se 9 muaj.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe