“Jam mirë fizikisht”, Armando Broja gati të ndizet për Europian, hedh kandidaturën për formacionin: Jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë

Armando Broja

Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor. Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0. Pas përfundimit të ndeshjes, Armando Broja dha prononcimin e tij për Supersport.

SITUATA-Te klubi nuk shkon gjithmonë siç e do ti, por është ndjenjë e trajnerit. Duhet të vazhdojmë, kur vij këtu kam një emocion tjetër. Luaj siç kam qejf unë, kur kënaqesh në fushë bëhet futboll i bukur.

KOMBËTARJA-Jam gati gjithmonë, që kur kam qenë djalë i vogël. Trajneri ka zgjedhjen, unë jap maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë me gola, asiste dhe performancë të mirë. Jam sulmues dhe duhet të bëj punën time, duhet të bëj diferencën në ndeshje. Për këtë gjë jam këtu. Ishalla Zoti më ndihmon të luaj mirë e të bëj sa më shumë për Kombëtaren.

GJENDJA FIZIKE-Ana fizike, jam shumë shumë shumë mirë. Kam punuar vetëm jashtë klubit. Jam kthyer siç isha para dëmtimit. Jam shumë mirë fizikisht, ishalla luaj. Duhet të testoj veten për të parë se sa jap në fushë, por trajneri donte të shihte edhe lojtarë të tjerë. Kam dy vjet jashtë Kombëtares, sa u ktheva të gjithë ishin mirë me mua. Shkojmë shumë mirë.

NJOHJA ME LOJTARËT-Kam qenë edhe para me këta dhe e njohim njëri-tjetrin. është bukur kur shkojmë mirë bashkë. Rrijmë edhe jashtë futbollit bashkë, trajneri na ka bashkuar si ekip. Ne luajmë edhe për tifozët, kam kënaqësi të madhe kur vij këtu. Më japin konfidencë, më japin një dorë duke më ndihmuar gjithmonë. I falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë besim tek unë.

EUROPIANI-Kemi lojtarë që luajnë në kampionate të forta. Kjo është e bukura, kur luan kundër më të mirëve. Po punojmë shumë për të luajtur siç duhet. Do të jetë e vështirë, por jemi të përgatitur dhe të kënaqur. Varet nga ndeshja, janë 90 mintua dhe një gjë e vogël bën diferencën. Unë jam gati për të gjitha rastet që do të më vijnë”, tha Armando Broja.

LEXO MË SHUMË:MIQËSORE/ Shqipëria ngroh muskujt me modestët e Lihteshtejnit, Broja, Asani dhe Muçi autorët e golave (VIDEO)

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin