Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje të plotë me Everton-in dhe ai pritet të jetë në dispozicion të ekipit të tij për ndeshjen e fundjavës ndaj West Ham-it. Armando Broja prej disa javësh tanimë po merr ngarkesën e duhur fizike te Everton. Pas dëmtimit të 9 janarit në kyçin e këmbës së djathtë, Broja ka qenë jashtë dhe nuk ka marrë asnjë minutë në ndeshjet zyrtare.

Në një njoftim të shpërndarë nga klubi anglez, trajneri i Everton-it, David Moyes shpreson që ta ketë Brojën të gatshëm për ndeshjen me West Ham-in. Broja ka qenë në stërvitje me grupin gjatë gjithë javës dhe duket se ka lënë pas dëmtimin.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse sulmuesi do të jetë në listën e trajnerit Sylvinho për kualifikueset e marsit në Kupën e Botës 2026. Sipas disa burimeve, të pakonfirmuara zyrtarisht, anëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit janë duke negociuar me Everton-in për lejimin e lojtarit në grumbullim me kuqezinjtë.

Shqipëria do të nisë kualifikueset e Kupës së Botës në një transfertë të vështirë përballë Anglisë  në “Wembley” më 21 mars, teksa tri ditë më vonë do të presë Andorrën në Tiranë. Fillimisht u tha se Broja mund të mungonte deri në tre muaj pas një dëmtimi të marrë në fillim të janarit në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborought-it.

Armando Broja gjithashtu mungoi për pjesën më të madhe të fillimit të sezonit për shkak se mbërriti i dëmtuar te Everton-i nga Chelsea. 23-vjeçari ka vetëm gjashtë paraqitje deri më tani me Everton-in ku nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës apo të asistojë.

LEXO ME SHUME:Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit

1 comment

Ernest Muçi mund të bëhej hero i Besiktas por gabon rastin e artë 15/03/2025 - 21:39
[…] LEXO ME SHUME:Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin […]

Comments are closed

Add Comment