Broja në historinë e errët të Everton, statistika zhgënjyese e sulmuesit (FOTO)

Armando Broja

Armando Broja do të kthehet në Londër pasi në “Goodison Park” dështoi që të ishte në lartësinë e duhur. Shkaqet mund të jenë të shumta. Dëmtimet e shpeshta, të cilat nuk e kanë lejuar që të luajë thuajse asnjëherë me ptencial të plotë, e kanë kushtëzuar që të largohet nga Evertoni duke u bërë pjesë e një liste “të zezë” lojtarësh.

Bëhet fjalë për një listë e cila përbëhet prej futbollistëve që kanë luajtur mbi 250’ minuta me klubin, por që kanë dështuar të rrezikojnë qoftë edhe me një goditje portën kundërshtare.

Në sezonin 2024/25 Broja luajti vetëm 11 ndeshje me Evertonin ndërsa në fushë kaloi 353 minuta. Gjatë këtij harku kohor Armando Broja ka bërë katër goditje, por ajo që është më e keqja është se asnjëra prej këtyre katër goditjeve nuk ka përfunduar në kuadratin e ekipeve rivale.

Që prej matjes së kësaj statistike, nga sezoni 2003-2004, janë plot nëntë lojtarë të Evertonit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asnjë goditje në kuadrat. Por ndryshe nga tetë të tjerët, Broja është i vetmi… sulmues.

DEKLARATA E MOYES

Broja erdhi nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar dhe luajti 11 ndeshje për Everton. Trajneri David Moyes tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Ata të gjithë përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub, dhe qëndrimi dhe angazhimi i tyre gjatë gjithë kohës së tyre te Everton ishte i klasit të parë”.

LEXO ME SHUME:Sezon mes gabimeve, Gentian Selmani rrezikon stolin sezonin e ardhshëm, ja kush pritet të jetë titullar

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)

1 comment

Ylber Ramadani në garë me lojtarin e Napolit për golin e muajit 28/05/2025 - 20:15
[…] LEXO ME SHUME:Broja në historinë e errët të Everton, statistika zhgënjyese e sulmuesit (FOTO) […]

Comments are closed

Add Comment