Armand Duka merr postin më të lartë në UEFA, FSHF jep lajmin për kreun e Federatës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë.

Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë.

Një nga agresorët që u vra në Kosovë ishte tifoz i Crvena Zvezdës, media serbe zbulon: Derbi i Beogradit mund të shtyhet

Related posts

Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…